Plagosje me thikë në Krujë, nuk ka lidhje me proçesin e votimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 13:02
Në fshatin Halil të Krujës mësohet se në mesditë, në orën 11:50 ka ndodhur një konflikt I çastit për motive të dobëta që siç konfirmohet nuk ka lidhje me proçesin zgjedhor, mes shtetasve M.B dhe N. H 29 vjeç. Ky i fundit ka mbetur I plagosur pasi është qëlluar me mjet prerës, (thikë) dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
