Kryemadhi nxjerr videon: Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar një video, nga një qendër votimi në lagjen 14 në Tiranë,ku  shihet një numër i madh qytetarësh që kanë shkuar  për të votuar.

Ndërkohë Kryemadhi, krahas vides ka shkrar  se shqiptarët po dëshmojnë se po sjellin ndryshimin.

“Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje. Të shumtë në numër, shqiptarët po dëshmojnë që do të sjellin ndryshimin. Votoni! Votoni! Votoni!”, shkruan Kryemadhi.