Shqipëria voton/ Probleme në qendrat e votimit në Elbasan, Vlorë, Shijak dhe Devoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 07:40
Ka nisur procesi i votimit në 12 qarqet e vendit. Por ende pa nisur votimi në disa qendra ka pasur probleme. Burime për Ora News, bëjnë me dije se në Elbasan ka vonesa në njësitë administrative. Ende nuk janë gati.
Ndërkohë në Devoll ka disa komisionerë që nuk janë paraqitur në sekondën e fundit dhe po zevëndësohen.
Mësohet se komisonerët që janë larguar janë nga të tre partitë.
Po ashtu vonesa ka pasur edhe tek qendrat e votimit tek universiteti i Vlorës për shkak të punonjësit me Covid.
Gjithashtu ka pasur vonesa edhe në Shijak për fillimin e procesit të votimit. Mësohet se ndërruar 3 komisionere të Partisë Socialiste. Po ashtu ka probleme edhe me verifikimin biometrik, ku priten edhe udhëzime nga KQZ.
Voton Monika Kryemadhi: Ditë të kollajshme dhe mbarësi
25 Prill, 07:09



