Shpërthim me eksploziv në biznesin në Shkodër

Një shpërthim me lënde plasëse e dyshuar eksploziv në një biznes në qytetin e Shkodrës.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si 'Institut', në një subjekt me pajisje elektro-shtëpiake.

Deri më tani janë të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.