Meta: Pas 25 prillit do të hetohet mos hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta garanton se pas përmbylljes së zgjedhjeve do të hetohen jo vetëm krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve.

"Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja" shkruan Meta në facebook, duke shtuar se nesër do të jetë Festa e Demokracisë.

Postimin Kreu i Shtetit e ka shoqëruar edhe me argumentimin ligjor të avokatit dhe aktivistit Adriatik Lapaj se ligji u njeh të drejtën qytetarëve të arrestojnë në flagrancë vetë këdo që kryen një krim zgjedhor.