Shqipëria voton, në 19:00 Exit Poll i Noto dhe RTV Ora

 

Sot është ora e vendimit. Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, të cilët janë thirrur për të hedhur votën e tyre në 5,199 qendra votimi.  Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Vëmendje: Në orën 19:00 RTV ora dhe Ora Neës në bashkëpunim me Antonio Noton do të do të publikojë exit pollin më të besuar. Do të njiheni me rezultatin e zgjedhjeve përpara se ai të bëhet zyrtar.

Një grup prej mbi 200 gazetarësh ndodhen në terren për të përcjellë live nga çdo cep i Shqipërisë.

 

09:30 "Do shkoj kudo ku ka nevojë Atdheu!" Meta niset drejt Elbasanit, flet për Ora News: Do shkoj dhe në Vlorë

Presidenti Ilir Meta po udhëton drejt Elbasanit.  Në një intervistë për Ora News kreu i shtetit tha se sot do të jetë kudo.

“Do të shkoj edhe në Vlorë, Do të shkoj ku ka nevojë atdheu”

Meta tha se procesi i ditës së sotme duhet të jetë shembullor.

 

Ora 09:40 KQZ: Ka pasur problematika në 230 qendra

Zëdhënësja e KQZ, ka thënë se në 230 qendra votimi janë hasur probleme. Sipas saj shkak për këtë është bërë presioni dhe dhe mosmarrja pjesë në trajnime.

Materialet zgjedhore janë të gjitha në rregull. Nuk është konstatuar asnjë problematike. Ka pasur qendra votimi që nuk kanë qënë të pajisura me operatorë. Është bërë e pamundur që të kishte operatorë. Në këto qëndra nuk ka asnjë problematikë në lidhje me procesin e votimit. 230 qendra votimi që ka pasur, dhe për shkak të presionit dhe për shkak të mos marrje pjesë në trajnime. 

Ora 09:00 Voton Lulzim Basha: Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë.

Kryetari i demokratëve, zoti Lulzim Basha ka votuar në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8. Basha bëri thirrje për votë masive.

Ora 08:50 Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Qytetarë të respektojnë atdheun dhe të votojnë!

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Albin Kurti ka votuar për herë të parë në Shqipëri.

Albin Kurti: Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, mtoi është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi përshqipërinë dhe  secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë.  Ju uroj suksese.

Ora 08: 53 Luigi Soreca ndjek nga afër procesin e votimit në Tiranë: Ndërkombëtarët po ju ndjekin

Ora 08: 30 Persona të paidentifikuar kërcënojnë anketuesit e Exit Poll, RTV Ora dhe Ora News thirrje policisë

 

08:36 Ndërpritet votimi në qendrën e votimit në Lushnjë, probleme me aparaturën e kartave të identitetit 

 

Ora 07:00 - Si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit?

Bulqizë: Në qytetin e Bulqizës deri më tani situata është e qetë. KZAZ po ruhet nga forcat e rendit. Kandidatët kanë respektuar heshtjen zgjedhore. Pritet që situata të jetë e qetë. Në Bulqizqë janë 18 KZAZ pritet të votojnë 29 mijë qytetarë, në Peshkopi janë 19 KZAZ, 101 qendra votimi, 56 mijë votues në Burrel janë 16 KZAZ, dhe 50 qendra votimi, 29 mijë qytetarë. Në Klos janë 17 KZAZ, 27 qendra votimi, 15mijë e 600 qytetarë.

Paskuqan: Ka 35, 437 votues, është qendër administrative e Bashkisë Kamëz, ku do të votojnë 67, 992 votues. Këtë vit në krahasim me vitin 2017 janë 10 mijë votues më shumë. Deri më tani situata ka qenë e qetë.

Sarandë: Procesi do të nisë në 7:00, ku komisionerët janë duke u bërë gati. Po ashtu kanë mbërritur edhe efektivë policë për të monitoruar qendrat.

Janë 53 qendra votimi , ku do të votojnë 43 mijë qytetarë. Deri më tani nuk ka pasur incidente, por janë angazhuar 150 efektivë për monitoruar të gjithë qendrat për të shmangur incidentet.

Malësi e Madhe: Ka 6 njësi administrative, ku 45 mijë persona do u drejtohen kutive të votimit. Efektivët e policisë janë vendosur në gatishmëri.

Korçë: Mbi 284 mijë persona do u drejtohen kutive të votimit. Situata deri më tani është e qetë, ndërkohë në të gjithë qarkun janë 427 qendra votimi që janë të ndara në rrethe. Procesi do fillojë në orën 7:00.

Durrës: 358 mijë persona do u drejtohen kutive të votimit në 431 qendra votimit. Ditën e djeshme ka pasur edhe një incident ku janë arrestuar dy persona pasi akuzohen për shitblerje votash. Ndërkohë nuk janë shënuar incidente të tjera.

Vlorë: Janë 445 qendra votimi dhe 318, 428 votues. Deri më tani nuk ka pasur incidente ndërkohë që në angazhim është vendosur edhe policia. Këtë vit, janë 10 mijë më shumë qytetarë që u drejtohen qendrave të votimit më shumë se në vitin 2017.

Lezhë: Janë 249 qendra votimi. Numri i zgjedhësve mbi 173 mijë votues, ku pjesa më e madhe është në qarkun e Lezhës. Në qendra kanë mbërritur komisionerët.

Fushë Krujë: Janë 27 mijë votues, dhe 29 qendra votimi që do të happen në orën 7:00. Deri më tani nuk ka pasur incidente.

Fier: Janë 4 qendra votimi. Deri më tani gjithçka është gati dhe nuk ka pasur incidente. Priter që procesi të nisë në orën 7:00. 165 mijë e 45 votues do u drejtohen kutive të votimit. 

Elbasan: Të drejtën për të votuear 346 mijë e 948 votues,  ku pjesa më e madhë është në Bashkinë e Elbasanit. Nuk do të kenë mundësi të votojnë123 persona pasi janë me Covid-19.

Berat: 177 qendra votimi, janë 6 KZAZ, dhe më shumë 184 mijë votues. Situata deri më tani është e qetë. 

Lushnje: 65 qendra votimi dhe do të votojnë 108 mijë votues. Janë mbi 3 mijë të rinjë që do të votojnë.

Ndërkohë, të dënuarit kanë të drejtën për të ushtruar të drejtën e votës. Por kjo nuk vlen për të gjithë, pasi 1700 prej tyre janë të dënuar për vepra të rënda, ku dhe u është hequr e drejta e votimit. Mësohet se 7500 efektivë janë angazhuar për zgjedhje. Deri më tani janë bërë 99 kallëzime për krime zgjedhore. Një tjetër insitucion që është në detyrë ditën e sotme është edhe Gjykata.