Ja ku dhe kur do të votojnë sot Presidenti, Rama dhe Basha
Tre milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptar kanë të drejtë vote ditën.
Sot në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga "Pjetër Bogdani", Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.
Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Meta: Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë.
Pas Presidentit, në orën 09:00 do të votojë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pritet të votojë në Surrel në orën 10:30 mëngjesin e së nesërmes.
Ditën e djeshme u mbyll shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të e 12 qarqeve.
Sot do të jenë në gatishmëri 5427 policë, ndërsa repartet e ushtrisë kanë zëvendësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme.
