Rama: Përtej partive e dasive për ne është Shqipëria, le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë
Kryeministri Edi Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se sot çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë.
Rama u bën thirrje qytetarëve që të shprehin bindjet e tyre me votë.
"Miremengjes, le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë."
Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.