Përplaset me Smartin me targa italiane, në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit



Një i ri mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pasi motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë "Smart" me targa italiane CS 051 MC.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e vjetër, ndërsa makina mësohet se drejtohej nga një grua.

"Rreth orës 20:26, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një mjet tip “Smart” me drejtuese shtetasen F. F, është perplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin A. S" njoftoi policia.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Në gjendje më të rëndë është drejtuesi i motorit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.