"Bjere këtu telefonin!" Ora News siguron videon e përplasjes së policisë Divjakë me aktivisten e PD

Ky është momenti kur efektivë të komisariatit të Divjakës me në krye shefin e tyre Altin Shehu nisin përplasjen me aktivisten e PD, Elsa Bita, e cila denoncoi një takim, sipas saj elektoral, të zyrtarëve të bashkisë Divjakë, të cilin po e transmetonte live në rrjetet sociale.

Siç mund të dëgjohet dhe nga video e siguruar nga Ora News, Bita kërkon ti kthejnë telefonin.

Edhe në denoncimin e bërë nga spitali në Lushnje ku po mjekohet ajo sqaroi se Shehu ja mori me dhunë telefonin dhe donte t'ja thyente. Më pas ushtroi dhunë duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.

SHÇBA konfirmoi se ka nisur hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës Altin Shehu mbi bazën e denoncimit të qytetares.