Fier, plagosi me thikë 30-vjeçarin, kapet autori i dyshuar i ngjarjes
Kapet autori i dyshuar i plagosjes me thikë në qytetin e Fier.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, ku shtetasi Ari Raco, dyshohet se për motive të dobëta goditi thikë shtetasin K. D., rreth 30 vjeç.
"Pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore." - njofton policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
