Vlorë, lagjja e harruar
Godinat që dikur shërbenin si depo ushqimore, janë dëshmi e harresës së institucioneve në lagjen 24 maji në Vlorë.
Në rrugët që nuk është ndërhyrë prej 20 vitesh, gropat kanë zënë vend, dhee bëjën të vështirë qarkullimin e banorëve.
Në të gjithë lagjen mungon ndriçimi.
“Kjo ka shumë kohë që nuk është vënë asnjë dorë, as ndriçim as rrugë, as urban.”
“Që kur kam ardhur në 1994 kështu e kam gjetur. Nuk ka as ujë të pijshëm. Me karroca me bidonë” thonë banorët
Banorët ankohen edhe për mungesë ne ujit të pijshëm, ndërsa duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për ta siguruar atë.
Shqetësim mbetet edhe mungesa e kontenjerëve për mbeturina.
Të harruar e të gjendur përballë vështirësive të përditshme, banorët shprehen se shumë bashkëqytetarë janë detyruar që të ikin nga aty.
Janë rreth 280 familje në këtë lagje që përballen çdo ditë me këto problematika që nuk kanë marrë kurrë zgjidhje.
