Tiranë/ Plumba drejt banesës, arrestohet i riu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2021, 09:07
Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet si autor i sulmit me armë në drejtim të banesës së shtetasit Artur Korteshi.
Ngjarja është shënuar më 20 prill në rrugën "Shaban Bardhoshi" në Tiranë.
Arrestimi i Ronaldo Gurabardhit është bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe ndaj tij rëndojnë akuzat "Vrasje" e mbetur në tentativë "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike".