Qytetarët ankohen për vonesa dhe përjashtim nga skema e kempit
Prej kohësh në redaksinë e Ora News qytetarët kanë denoncuar se u është vonuar kempi me disa muaj.
Pavarësisht publikimit të këtij shqetësimi në Ora News, pranë zyrave të shërbimit social shtetëror, qytetarët janë drejtuar për të kërkuar sqarim, qoftë për vonesat, apo edhe përjashtimet.
Në shqyrtim,aktualisht në këto zyra janë dosjet e depozituara në dhjetorin e vitit 2020.
"E kemi marrë atë 92 mijë lekëshin, po për shtesa jo," thotë qytetari.
"Ata të spitalit, mbushi moshën madhore 18 vjeç, sa mbushi moshën ja shkëputën. Tani të shohim, është hera e dytë që vijmë këtu," thotë qytetarja.
Ky problem për disa ka sjellë efekte negative edhe për shërbimet e tjera në familje, këtij zotërie rrezikon t’i mbetet fëmija pa kopsht.
"Isha te drejtori i kopshtit dhe ai po pret përgjigje se po ma heqin çunin nga kopshti dhe fëmijët i kam pa bukë. Nuk kam me çfarë ta paguaj kopshtin," thotë ai.
Për këtë arsye, disa kanë rrezikuar të marrin medikamentet për tu kuruar.
"Ilaçet shkojnë 40 mijë lekë, që mi kanë çuar me gjysmë çmimi disa, disa të plota. Do t'i paguaj lekët se s'bën, po ku do ha unë? Do filloj të mbledh kanaçe, të betohem me shpirt," thotë qytetari.

Pas komunikimit që patën me anëtarët e komisionit të aplikimit në këtë institucion, qytetarët do të duhet të presin edhe disa kohë për të marrë përgjigje në njësinë administrative përkatëse.
