"Rama ik "/ Kryeministri i kthehet qytetarit demokrat: Kujdes, nuk ia vlen të biesh për Lulin, patronazhistët shikojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2021, 13:05
Kryeministri Edi Rama,ka vijuar me turin elektoral në Njësinë nr, 2 në Tiranë, ku dhe nuk kanë munguar batutat.
Rama pasi ka respektuar ezanin, është rikthyer përsëri duke mbajtur një fjalim. Në një moment ai ka ngritur kokën nga një qytetar që nga pallati i ka thënë 'Rama ik". Kryeministri i është përgjigjur që nuk ik por e ka këshilluar që të ketë kujdes nga patronazhistët, pasi këta të fundit e shikojnë.
Biseda:
Qytetari: "Rama ik"
"Ooooo, ooooo, ore unë nuk ik po kujdes mos biesh ti. Se nuk ia vle të biesh për lulin. Kujdes, kujdes se patronazhistët të shikojnë, aaa.
Hajde futu mrena tani, futu mrena. Bravo, e bëri detyrën, se këta këtë kanë, thonë Rama ik dhe ikin vetë. "- ka thënë Rama.