LSI rikthen banderolat në Fier, Meta apelon: Mos bini pre e provokimeve, për votën mprihni sfurqet
Në mungesë të një përgjigje nga Bashkia e Fierit, mbështetës të LSI rreth orës 11:19 nisën të rivendosin banerin elektoral dhe disa flamuj.
Heqja e tyre u bë me urdhër të kreut të bashkisë Armando Subashi.
Kjo solli tensione dhe përplasje fizike mesmbështetësve të LSI dhe punonjësve të bashkisë Fier.
Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cilësoi një akt burracak.
Mehmetaj pretendon se banerat po hiqen pasi pritet që Rama të ketë një takim elektoral në Fier.
Lexo edhe: Incident për banderolat në Fier, Mehmetaj e LSI përplaset me punonjësit e Bashkisë
Ndërkohë presidenti Ilir Meta në një reagim për ngjarjen në facebook u bëri thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.
Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve, Meta i paralajmëron t'i mprehin sfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t'i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.