"Po ju provokojnë të prishni mitingun e Rilindjes", Meta këshillon Mehmetaj: Fol me Gramozin, ka më shumë përvojë

Incidenti me banderolat e LSI në Fier nxori në një konferencë të jashtëzakonshme presidentin Ilir Meta, ku apeloi Kejdi Mehmetaj dhe kandidatët e tjerë të LSI të ruajnë qetësinë.

Meta e këshilloi Mehmetaj të flasë me Gramoz Ruçin, si poltikan me më shumë përvojë dhe nëse materialet propagandistike e shqetësojnë kryeministrin të hiqen deri në përfundim të takimit të Rilindjes.

Meta: Të mos bien pre e këtij provokimi të bandës rilindase, të thellohen pak. Është indicent i turpshëm dhe banal por edhe një provokim Kejdi që ju gjoja të prishni mitingun që do të bëjë Rilindja sot me administratën në Fier. Nuk është kjo beteja juaj. Kryetari i bashkisë së Fierit do të shkojë në burg për shkelje shumë të rënda që ka bërë, jo thjesht për këto shkeljet e kodit zgjedhor.

Komuniko me zotin Ruçi meqenëse është me më shumë përvojë dhe mbulon qarkun e Fierit, në rast se vërtet banderolat tuaja e shqetësojnë Rilindjen dhe kryerilindasin hiqini banderolat tuaja derisa të mbrojë mitingu i Rilindjes dhe pastaj vendosini prapë. Nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri dhe që keni dhe ju forcë politike dhe gjithë Shqipëria. Fieri i di shumë mirë historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë dhe do ti gjykojë dhe ndëshkojë me një votë të jashtëzakonshme  plebishiptare dhe do t'ju përkrah juve se jeni të gjithë figura të reja jo xhaketa të kthyera nga 3-4 herë.

Lexo edhe: Meta apelon: Mos bini pre e provokimeve, për votën mprihni sfurqet

Meta deklaroi se halli i vërtetë i Ramës  nuk janë banerat por votimet e të dielës që kërkon ti prishë.

Meta: Meqë do të iki në Vlorë pas dy orësh dhe do të kaloj nga Fieri, më bëj dhe një nder, i thuaj Ruçit që jo vetëm hoqëm banderolat e LSI nga objektet me qira që ka marrë LSI sipas kodit që të mos shqetësoni kryerilindasin por na ka thënë Presidenti i Republikës që t'u japë ju ca postera të kryerilindasit se do të vete vetë t'ja vë para se të iki në Vlorë, të kënaqet dhe të shtohet dhe më tej urrejta për këtë provaktor të ndyrë që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e dielë. Ky është problemi Kejdi, nuk janë banderolat as të tuat, as të LSI, as Arben Çukos dhe askujt tjetër.

Ndërkohë u bëni thirrje të gjithë grave dhe burrave të Fierit, Mallakastrës, të mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat dhe ti kenë gati për ditën e dielë, po u prek një votë e vetme siç bënë gratë trime të Libofshës në '94 ashtu do të bëjë i gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin. Kjo është çështja Kejdi. E kupton se pse e bëjnë vagabondët dhe horrat këtë gjë, që të dalin militantët tuaj aty dhe të bëhet sherr i madh siç bënë në Elbasan dhe të krijohet ideja se LSI me porosi të Presidentit prish mitingun e PS. Dhe ndonjë diplomat i korruptuar të shkruajë që pati gjëra këtej por pati dhe probleme nga krahu tjetër kur ne e dimë shumë mirë se nga vijnë të gjithë këto problemet me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, e dimë kush e bëri Shijakun, Dibrën që mban peng të gjithë Shqipërinë.