Rama në Fushë Krujë fyen elektoratin e opozitës: Nuk kuptoj nëse thonë "të djathtë" apo djathë"
Në ditët e fundit të fushatës elektorale kryeministri Edi Rama vijon sulmin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, ndërsa kundërshtarin e tij politik për tu bërë kryeministër e quan “kukull” në dorë të tyre.
Në qytetin e Fushë Krujës, Rama u tha qytetarëve se nëse opozita vjen në pushtet Shqipëria kthehet pas në vitet e 1997, në kohën e piramidave.
“Ishte Saliu që u thoshte qytetarëve ato lekë janë të pastra investojini në banka. Shitën njerëzit bagëtitë shtëpitë, gjithçka kishin që të merrnin lekët ti çonin te Rrapushi. Me dhe 400, 800 i ke dhe u bë jeta sallore."
Pallë o pallë ku paske qenë, doli Rrapushi, gratë e shkreta shifshin burrat dhe thoshin o zot o zot, ishalla është e vërtetë po gratë nuk e besonin deri në fund se gratë bëjnë nga 10-15 punë në ditë, burrat dhe 1 punë që bënin e lanë. Çke o gru isha me shokët pimë raki deri vonë se kemi Rrapushin tonë.
Por erdhi dita që duhej me marrë atë 2-shin tjetër. Loja mbaroi tha edhe më jep 1 të jap 2 u bënë ato 2 gishtat mu në sy dhe e qorruan gjithë Shqipërinë. Sa vite na u desh për të marrë veten.
Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Po të isha i kënaqur nuk do isha këtu sot por do të isha në shtëpi. Ama pyetja ime për të jgithë të pakënaqurit është si zgjidhet: Zgjidhet duke u ulur, e shtrirë e fjetur gjumë, e se rrapushi u ngjal dhe bashkë me karvanin e automobilave jeta do të bëhet sallore. Ata që vetëm I kanë bërë punët mbrapsht dhe I kanë prishur punë Shqipërisë.
Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Zgjidhet si me tramvajin e Tironës.
Rama thotë se është vetë maxhoranca e cila mund të çojë Shqipërinë në majë.
"Si zgjidhet, vetëm duke vazhduar të ngjitemi duke provuar siç provuam përballë tërmetit, përballë armikut të padukshëm forcën tonë. Përmasa e një burri nuk matet në ditë të mira por në ditë të këqija. Përmasa e një burri nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në një të përpjetë. Përmasa e një burri matet deri kur ngjitet në majë”, tha Rama.
Rama e krahason PS me gruan: E para që zgjohet dhe e fundit që fle. Ne PS do ta çojmë Shqipërinë në majën që meriton.
Rama u premton një Shqipëri më të mirë se Kroacia ndërsa me gjuhën e tij denigruese ofendoi votuesit të djathtë
"PO Kruja, Kruja është aty sot më e mirë se dje, se i kam fiksim krutanët që thonë ne jemi të djathtë. Nuk kuptoj nëse thonë djathtë apo djathë. Ku ishin kur Arturi së bashku me mua pastronin plehrat e të djathtëve. E keni fiksim demokracia, poshtë komunizmi, luftojmë komunizmin që ka vdek para 30 vitesh. Te djathtet me dy gishta në gojë në vend të gotës së ujit. Çfarë majtas djathtas, ku ka majtas djathtas. Djathtas me Lulin? Kanë kohë akoma që këta të djathtët të luajnë me kukull që e kurdis Ilir Meta e Saliu. Se ai është njeriu që ju solli demokracinë, pop o Ndoc Rrokun. Më"25 prill testohet karaktari"