“Likja shkon me kapuç te Gjiri i Lalzit”, Meta i përgjigjet Ramës: E përdor se bëj sauna. Nuk i prekim ligjet e reformës
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, gjatë një takimi elektoral tha se kreu i shtetit te Gjiri i Lalzit, shkon me kapuç në kokë
Gjatë një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se e përdor kapuçin, pasi bën sauna dhe atje fryn erë.
“Ai që e ka thënë këtë, të vijë këtu tek unë, se kam kaq kohë që e pres kryeministrin. Unë e përdor kapuçin, sepse unë bëj edhe çik sauna, pasi bëj sport. Kur fryn erë dhe në Gjirin e Lalzit fryn erë, dhe jam i detyruar të lëviz, e përdor”, tha Meta.
Meta ka komentuar edhe foton e publikuar pak ditë më parë, duke mohuar se takohet me persona të kërkuar nga autoritetet.
Meta iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nga 26 prilli nuk do të preket asnjë ligj i Reformës në Drejtësi, por do të punohet me ligjet e tij.
"Unë takohem me të gjithë Shqipërinë, por jo me persona në kërkim e me dy tre emra, që ai i bëri kryebashkiakë. Zero, s’janë subjekte të OFL, OFL do të fillojë një punë me ritëm të madh. S’ka për tu ndryshuar asnjë ligj, Do punohet me ligjet që ka bërë Edi Rama siç do ai., Pa merak. Ndërkombëtarët e kam bërë të qartë se me zgjedhje si të Shijakut e të Dibrës, nuk hyjmë dot në Evropë. Zgjedhjet janë në rrezik, rreziku quhet Edi Rama."