Rama s'i ndahet Berishës: Juve s’duhet t’jua prekësh Saliun, ju solli Noc Rrokun…

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët në Fushë-Krujë, ka përmedur edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Teksa ka folur për këtë të fundit, me ironi ka thënë se qytetarëve nuk duhet t'u flasësh për Berishën pasi sipas tyre ai solli demokracinë.

"Çar majtas-djathtas? Si? Djathtas me Lulin? Po pse? Kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kuklla? Kuklla që ua kurdis Ilir Meta me Saliun? A mos! Se nuk duhet që t’ua prekësh Saliun. Se ai është njeriu që i solli demokracinë. Po, po. Noc Rrokun."- tha Rama.