Incident për banderolat në Fier, Mehmetaj e LSI përplaset me punonjësit e Bashkisë

Teksa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e së dielës tensionet sa vijnë e rriten.

Kjo banderolë e Lëvizjes Socialiste për Integrim është tentuar të hiqet në Fier, nga Policia Bashkiake, pasi kryeministri Edi Rama do të mbante një tubim të mërkurën në sheshin përpara godinës ku ishte vendosur ajo.

Por kjo tentativë ka hasur në rezistencë të LSI-së në këtë qark dhe përfaqësuesit e tyre janë përplasur fizikisht me punonjësit bashkiakë në përpjekje që të ndalet heqja e saj.

Kandidatja për deputete nga radhët e LSI në këtë qark, Kejdi Mehmetaj, tha se kjo është një gjë e paligjshme nga ana e Bashkisë, pasi sipas saj LSI disponon të gjithë dokumentacionin ligjor për këtë material propagandistk.

"As nuk kërkojnë të hapet dera, atë veprim ta bëjnë si burrat dhe jo si burracakë. E vetmja gjë që i kemi kërkuar bashkisë së Fierit është të na sqarojë me çfarë të drejte kanë hequr sot materialet tona propagandistike."

Nga ana tjetër ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, fillimisht në rrjetet sociale, më pas me një konferencë të jashtëzakonshme për media, ndërsa në orët e pasdites është nisur drejt Fierit.

Presidenti u ka bërë thirrje përfaqësuesve të LSI që të vetëpërmbahen, dhe ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

"Është edhe një provokim Kejdi që ju gjoja të prishni mitingun që do të Rilindja sot me administratën, për këtë provokator të ndyrë që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e  dielë. Ky është problemi Kejdi".

Ditët e fundit fushata zgjedhore është bërë më agresive, pasi ky është rasti i dytë i incidenteve, pas plagosjes në Kavajë të një zyrtari të Partisë Demokratike në zyrat e një shtabi elektoral.

https://youtu.be/v321i4DsXYc