Covid-19 i merr jetën babait te ish-deputetit të PS-së Eduart Ndocaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2021, 10:22
Covid-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndocaj.
73-vjeçari Mark Ndocaj ka ndërruar jetë në spitalin Covid-1 në Tiranë ku ishte i shtruar prej disa ditësh, pasi gjendja e tij shendetësore ishte rënduar.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.