Meta, Ramës: Ti vdes për narkotrafikantët, Shtabi yt kriminal dërgoi në Kavajë 3 horra
Presidenti Ilir Meta akuzon Ramën se nxiti dhunën në Kavajë, ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së Bledar Okshtuni.
Në një konferencë për shtyp, Meta është shprehur se tre autorët të përfshirë në ngjarje janë nxitur nga Edi Rama. Më tej Meta u shpreh se nuk do të lejojë që për këto zgjedhje të derdhet as një pikë loti e jo më gjaku.
"Shumë mirë pas ulurimave të mija që arrestove rrugaçët e banditët në Kavajë, që i le 24 orë dhe i mbaje me të ngrëna e në të pira. Ti më akuzove mua se nxis dhunën në Kavajë ndërkohë që i dërgove dhe shtabi yt kriminal këto 3 horra, 2 prej të cilëve punojnë në Bashkinë Kavajë dhe i tretë i lidhur me narko-trafikantë si ti vdes për këta. Ai tjetri është Ndriçim Jonuzi që ka bërë me gjak dhe ka skuqur zyrat e PD-së ai atje është Markel Shtylla, ky është shtabi i dhunës dhe i provokimit në Kavajë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta. Këta i nxit Edi Rama."
Ai tha se kush shkel kodin zgjedhor nuk do të qëndrojë më në administratë.
"Nuk e di a janë shkarkuar nga detyra, po çdo njeri që do të shkel kodin zgjedhor nuk do të ketë më vend në administratën e Shqipërisë. Policia të bëj detyrën. Shteti i kapur nga mafia të bëjë detyrën e saj. Nuk dua që të ketë jo një pikë gjaku për zgjedhje por asnjë pikë loti. "