20 kg drogë, fara kanabisi dhe armë zjarri, shkatërrohet banda kriminale në Shkodër, 4 në pranga, 1 në kërkim

Këto janë pamjet kur tre persona  u vunë në pranga nga Policia e Shkodrës e cila goditi një tentativë të shitjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Artan Marku, 29 vjeç , Gëzim Sufaj, 45 vjeç,  Drilon Halilhakaj, 21 vjeç.

Ata u kapën në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, ku do të tentonin të shisnin një sasi lënde narkotike

Gjatë aksionit policia sekuestroi rreth 20 kilogram kanabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Në kuadër të operacionit “Perash” policia ka sekuestruar edhe 2000 fara kanabis sativa të cilat iu sekuestrua 55-vjecarit Dodë Frroku. I cili po ashtu u vu në pranga.

Gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë goditur disa tentativa të shitjes së farës së kanabis sativës.

Në muajin Janar, dy persona u vunë në pranga po në Shkodër pasi siguruar 4000 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro, tek persona që do të tentonin trafikimin.

https://youtu.be/cICX67vIlbo