Presidenti PPE thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni 9! Basha do të realizojnë integrimin e Shqipërisë
Eurodeputetët e të djathtës e projektojnë Lulzim Bashën si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë.
Ata shprehen hapur mbështetjen e tyre për fitoren e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit gjatë një bisede online me liderin e opozitës.
Donald Tusk, President i PPE, u bëri thirrje shqiptarëve të votojne numrin 9 nëse duan ndryshimin, ndërsa qeverisë i kërkoi të realizojë zgjedhje të drejta.
"Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet. Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim. Votoni 9! Shqipёria fiton!"
Ndërsa zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, deputet gjerman nga radhët e kristiandemokratëve, tha se zgjedhjet janë vendimtare për demokracinë.
"Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”.
Gjate kësaj bisede online me aleatët europianë, kryetari i demokratëve Basha u zotua se do të mundësojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shqiptarët tha ai e dinë këtë.
"Është në duart e tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone. Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian".
Lideri i opozitës Basha vijoi këtë të mërkurë takimet elektorale në juglindje të vendit nga ku foli për një fitore historike në të gjithë Shqipërinë.