Manja: Unë luftoj për cdo votë për PS-së, por kam edhe një garë personale për numrin 6 në Tiranë
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ulsi Manja u shpreh se ai vetë luftoj për çdo votë për PS-së, por ka edhe një garë personale për numrin 6.
Manja: Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve dhe në atë njësinë time vetëm nga Dropulli nuk ka banorë, por kemi nga gjithë bashkitë e tjera duke jetuar në një harmoni dhe në një bashkëjetesë të shkëlqyer.
Votën në qarkun e Tiranës e kam për nder dhe fushatën time e bëj me gjithë qytetarët pa asnjë dallim. Të qenit në listë i gjashti e kam konsideruar si një privilegj. Edhe barrën e të qenit në një komision si ai i ligjeve e kam konsideruar si një detyrë.
Unë vetë luftoj për cdo votë për PS-së, por kam edhe një garë personale për numrin 6, sepse vota personale rrit përgjegjshmërinë time në qarkun e Tiranës.