Manja: Kjo klasë politike nuk ka arritur që në 30 vite të krijojë standarde evropiane

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Ulsi Manja u shpreh se natyra i ka falur gjithë këto mrekulli dhe është detyrë e klasës politike në vend që ta bëjë këtë fundit, por sipas Manjës mesa duket kjo klasë politike nuk ka arritur që në këto 30 vite të bëjë ato standarde evropiane.

Manja: Thuhet Shqipëria si gjithë Evropa, por unë them se duhet sjellë Evropa në Shqipëri në kuptimin e standardeve që ka Evropa, se ne jemi në Evropë. Natyra na ka falur gjithë këto mrekulli dhe është detyrë e klasës politike, por mesa duket kjo klasë politike nuk ka arritur që në këto 30 vite të bëjë ato standarde evropiane.

Prandaj largohet të rinjtë, për një jetë më të mirë. Ky largim ndodh te njerëzit që kanë profesione dhe që është një problem për vendin tonë. Na takon ne që ta bëjmë këtë gjë dhe të krijojmë ato kushte jetese që shqiptarët të jetojnë këtu. Edhe Evropa tani që flasim ka 1001 probleme.