Habit Balla, mundet të bindë gazetarin se nuk ka qenë brenda kalasë së Elbasanit: Jo nuk ke qenë!

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ia është drejtuar moderatorit të emisionin duke i thënë se nuk ka qenë te Kalaja e Elbasanit.

Ndërkohë që moderatori Lela i është përgjigjur se ka qenë, Balla ka këmbëngulur duke i thënë se nuk ka qenë.

Balla: Kalaja e Elbasanit do të transformohet në një destinacion turistik. Dhe jam i sigurt që ti Lela nuk ke qenë kurrë ndonjëherë brenda Kalasë së Elbasanit.

Lela: Sigurisht që kam qenë, ç'është kjo siguri tani?

Balla: Sigurisht që nuk ke qenë. Ai është një vend që ka brenda kishën ortodokse dhe katolike, si edhe xhami. Mjaft e përdorët Elbasanin se nuk ua ka borxh. Nuk shkon dot në një studio se gjëja e parë është kjo.