"Izolojini!"/ Meta për ndihmat në Berat: S’ka patronazhist e fuks ndalë ndryshimin e madh më 25 prill

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin që u regjistrua në Berat, pasi kandidati për deputet i PD-së, Tomor Alizoti bllokoi një furgon me mallra.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta iu bën tirrje qytetarëve të Beratit që të gjejnë raste të tilla dhe mos t’i tolerojnë.

Postimi:

Bravo qytetarëve të Beratit!

Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!

Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!

"...Ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini,  katundar e punëtorë,  që nga Shkodra gjer në Vlorë!" Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Lexo edhe: PD kap në flagrancë furgonin e bashkisë Berat, po shpërndante ushqime

Bashkia e Beratit: Akuza të motivuara nga verbëria politike