Balla: Kemi infektimet më të ulta në Ballkan, mandati 3 për të rikthyer shqiptarët e larguar nga vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 22:43
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se është fakt që jemi vendi me nivelin më të ulët me infektime në Ballkan.
Balla: Për mua si shqiptar është fakt që jemi vendi me nivelin më të ulët me infektime në Ballkan. Kemi zbritur për herë të parë nënë 100 dhe kjo do të ketë efekte në ekonominë e vendit.
Një ndër objektivat e qeverisë portugeze ishte se si shumë të larguar të kthehen. Këtë sfidë e kanë shumë vende të rajonin, ashtu si edhe ne. Unë nuk po them se çdo shqiptar të mendojë që ta ndërtojë të ardhmen këtu. Prandaj ne kemi vendosur si synim të mandatit tonë është rikthimi i shqiptarëve.