Vasili: SPAK të hetojë dhe të arrestojë Edi Ramën

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i kërkon SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, ka hedhur në erë sigurinë personale të qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Vasili shton në reagimin e tij në Facebook se kartat e identitetit të mijëra shqiptarëve janë në duart e krimit të organizuar.

Lexo edhe: Meta: SPAK të hetojë Ramën, nxorri lakuriq edhe njerëzit e drejtësisë, shërbime sekrete të vendeve armike aktive në Shqipëri

Reagimi i plotë:
SPAK-u te hetoje dhe te arrestoje Edi Ramen!
Edi Rama si Kryeminister ka hedhur ne ere sigurine personale te qytetareve dhe sigurine kombetare te vendit.
Kartat e identitetit te mijra shqiptareve jane tashme ne duart e krimit te organizuar, i cili mund te beje ç'te doje dhe te vere ne rrezik te madh cdo individ.
Bisneset jane ne rrezik te madh sepse nenshkrimi elektronik i tyre dhe gjithshka tjeter eshte totalisht e ekspozuar ndaj çdo manipulimi dhe grabitje.

Jeta private dhe familja e cdo individi eshte ekspozuar poshtersisht duke krijuar destabilizim shume te rende shoqeror dhe familjar.
Krimit kibernetik i jane hapur "autostrada" per te ushtruar veprimtarine e tij.
Veprimtarise antishteterore kunder Shqiperise i jane krijuar hapesira pa fund.
Terrorizmit nderkombetar i jane krijuar mundesi te ushtroje veprimtari kunder Shqiperise.
Prokuroret dhe Gjyqtaret jane nen shantazh duke shperdoruar te dhenat e tyre personale.
Edi Rama eshte pergjegjesi kryesor dhe perdoruesi kriminal i te dhenave personale te mijra shqiptareve dhe per pasoje shkaterrimin e sigurise individuale dhe personale te qi dra mijra shqiptareve.
Edi Rama e pranoi publikisht fajin dhe pergjegjesine shume te rende te tij duke legjitimuar publikisht fuksat (patronazhistet) e tij.
Çfare pret më SPAK- u?
Çfare pret mē SPAK-u?
Çfare pret më SPAK-u?

Lexo edhe: “Do tronditet Europa dhe Bota”, Meta: Çdo ditë marr fakte të reja për databazën me të dhënat personale