Rikthehet karantina dyjavore për udhëtarët nga Greqia e Maqedonia e Veriut
Gjashtë ditë para zgjedhjeve Komiteti i Ekspertëve vendos të rikthejë karantinën për shtetasit që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Ekspertët thonë se shkak është numri i madh i të infektuarve në këto dy shtete.
“Duke nisur nga dita e nesërme do të vendoset qëndrim karantine dy javor për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri në datën 3 maj.
Ndërkohë që nxënësit e viteve të para e të dyta që kanë qenë në mësim online si rezultat i përmirësimit të mësimeve mund të nisin mësimin në klasë në skenarin e alternuar. Gjimnazistët prej dy muajsh po ndiqnin mësimin në distancë.
Edhe pse situata e pandemisë eshte permirësuar ndjeshëm masat kufizuese nuk do të lehtësohen.
Ekspertët kërkuan nga partitë politike të respektojnë protokollet anticovid ndërsa qytetarët të vijojnë të mbajnë maskën.