Mbrojtja e votës është mbrojtje e Atdheut” Meta: Ky moment historik, qytetarët të jenë gati për mbrojtjen e votës

Presidenti Ilir Meta përsëriti pyetjet për të cilat duhet të japë SPAK përgjigje lidhur me skandalin e përdorimit të të dhënave personale nga PS.

"SPAK duhet ti kishte vepruar urgjentisht mbi keqpërdorimin e të dhënave personale, ndërkohë Avokati i Popullit duhet të nisë urgjentisht verifikimet" deklaroi Meta.

Kreu i shtetit u kërkoi të gjithë të ndjekin këtë konferencë.

Meta: “Ua kërkoj të gjithë qytetarëve që janë gati në rast se preket një votë e vetme me mua në krye ti tregojmë vendin kësaj bande të Shijakut, banda e tërmetit të Dibrës që do të bëjë tërmet në Vlorë.

Ky eshtë moment historik i vendit. Çdo shqiptar i ndershëm do të jetë në krye të detyrës dhe çdo lloj detyre që do të kërkojë mbrojtja e votës, sepse mbrojtja e votës është mbrojtje e atdheut”