Tentoi të vrasë 5 persona në xhami, Rudolf Nikolla, ishte në kërkim policor nga 11 marsi 2021

Pesë persona u plagosën pas sulmit me thikë brenda Xhamisë "Dine Hoxha" në rrugën e Kavajës në Tiranë.

34 vjeçari Rudolf Nikolli, i akuzuar si autor i ngjarjes, u neutralizua rreth orës 14:30 nga vetë besimtarët dhe kalimtarë të rastit të cilët i morën edhe thikën nga duart derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Të plagosurit morën mjekim në spitalin e traumës ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se autori i ngjarjes Rudolf Nikolli ka ardhur nga qendra në drejtim të Xhamisë ku ka plagosur katër besimtarë dhe jashtë institucionit të kultit ka qëlluar me thikë edhe një punonjës të një picerie që ndodhet afër zonës.

Ngjarja brenda xhamisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, e para e këtij lloji në një institucion kulti në Shqipëri, krijoi frikë e panik por edhe irritim tek besimtarët mysliman.

Imami i xhamisë Ahmed Kalaja tha se agresori vuante nga probleme shëndetësore ndërsa u bëri thirrje besimtarët të ruaj qetësinë.

"U informuam që situata është e qetë dhe janë jashtë rrezikut," tha ai.

Babai i 34 vjeçarit Rudolf Nikollaj tha se djali i tij prej kohësh frekuentonte Xhaminë dhe falej por shtoi se kohët e fundit i riu ankohej se e ndjekin disa persona.

Lexo dhe: Kokën poshtë dhe shkelma në fytyrë,/ Si u neutralizua 34-vjeçari që plagosi 5 persona në xhami

"Më ndjekin njerëzit nga mbrapa, se kush janë ata njerëz që më ndjekin mua nga mbrapa unë nuk e di. Tha e di që do më vrasin," shprehet babai i Nikollaj.

Një besimtar tregoi se të plagosurit janë persona që ndihmojnë besimtarët dhe njerëzit në nevojë.

"Unë kam 18 vite që punoj aty bashkë me këtë staf që janë shumë të mrekullueshëm, por kjo gjë nuk duhet të ndodhte sidomos në një Xhami," tha besimtari.

Autori i sulmit Rudolf Nikolli prej 11 marsit 2021 ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur Robert Kurtin.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë të lëvizë lirshëm në Tiranë e madje të kryej sulmin brenda Xhamisë. Grupi i hetimit tha se 34 vjeçari do t'i nënshtrohen një kontrolli për të parë nëse vuan nga probleme mendore apo shëndetësore.

Lexo edhe: Tirane/ Hyn në xhaminë e Rrugës së Kavajës dhe plagos me thikë 5 persona

https://youtu.be/2af9BOJ4spY