Tirane/ Hyn në xhaminë e Rrugës së Kavajës e sulmon me thikë 5 besimtarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:30 të 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha” pranë rrugës së Kavajës në Tiranë.

Një person i armatosur me thikë hyri në xhami dhe goditi disa besimtarë të cilët ishin duke kryer rite fetare.

"Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas."

Personi që ka hyrë në xhami është identifikuar si Rudolf Nikolli. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar dhe arma e ftohtë thika me të cilën ka plagosur 5 persona.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi jemi në muajin e Ramazanit, një muaj i shenjtë për besimtarët myslimanë.

Të plagosurit
Pesë persona e plagosur të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën janë

Donald Koçi, rreth 35 vjeç,
Saba Peposhi, rreth 22 vjeç,
Mariglen Konja, rreth 24 vjeç,
Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç

34 vjecari ishte ne kerkim
"Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, ishte person në kërkim pasi në 11 mars 2021 kreu një plagosje në zonën e parkut të Autobuzave në Tiranë.

Ne foto: Autori i arrestuar dhe arma e krimit



Imami
Imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja, përmes një lidhjeje live në facebook tregon se çfarë ndodhi brenda xhamisë.

“Sot ka ndodhur një akt barbarie në xhaminë ku një njeri ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por dhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arrestuar. Situata është nën kontoroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Urojmë shërimin e vëllezërve tanë që janë plagosur.
Shpresojmë që mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist, por shpresojmë që të ketë qenë ndojë njeri me metmeta mendore që e ka bërë një gjë të tillë.

Lexo dhe/ Imami: Shpresojmë që mos të ketë qenë akt terrorist

Xhamia është mbyllur për disa orë.

"Xhamia të kthehet në gjendje të mëparshme. Janë plagosur disa vëllezër, por edhe disa besimtar që kanë qenë duke adhuruar Zotin. Situata është nën kontroll. Faleminderit policisë që erdhi në kohë, dhe lusim Zotin që personi në fjalë të marrë atë që meriton. Zoti i madh largoftë nga njerëz që janë me probleme"tha Kalaja.

Grupi hetimor
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.