Meta: SPAK të hetojë Ramën, nxorri lakuriq edhe njerëzit e drejtësisë, shërbime sekrete të vendeve armike aktive në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta nuk ka më besim në asnjë institucion shtetëror, pasi sipas tij i ka kapur partia-shtet e Edi Ramës.

Por pavarësisht këtij skepticizmi, Kreu i Shtetit bën detyrën duke i kërkuar SPAK që të hetojë Edi Ramën për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve.

" Me çtë drejtë i ke marrë të dhënat personale qytetarëve. Me çfarë guximi keni vendosur etiketime për jetën personale të qytetarëve.

Me çtë drejtë u ke caktuar nga një fuks për të zbuluar atyre dëshirat dhe hallet që ka deri tek jeta imtime .. për ti shantazhguar ata për ti dhunuar për të drejtën e votës"

Presidenti Ilir Meta kërkon hetim urgjentisht për të zbardhur të vërtetën e përdorimit të të dhënave personale, duke nisur verifikimet nga kryeministri deri tek drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Informacionit.

Duke ekspozuar të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë dhe atyre që janë të ngarkuar me ruajtjen e sovranitetit I ke zhveshur dhe nxjerrë lakuriq përballë krimit të organizuar vendas e ndërkombëtarë e përballë shërbimeve të vende jo mike e armiqësore që janë kaq shumë aktive sidomos tani në prag të zgjedhjeve. I kërkoj prokurorisë të nisë urgjentisht verfikimet duke nisur nga kryeministri në detyrë e kryetari i PS-së Edi Rama e drejtuesit e agjencisë kombëtare të informacionit.

https://youtu.be/_nwC8HDB8DQ

Ai e pranon që ekspozimi i të dhënave personale cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë pasi mund të keqpërdorën si brenda dhe jashtë vendit, por tregon se pse nuk e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

"Nuk ka kuptim në një shtet ku kanë mbetur vetëm dy institucione, presidenti dhe populli.

Meta beson se Rama po shantazhohen njerëzit e drejtësisë, politikës dhe biznesit me anë të dhënave private dhe intime që patronazhistët kanë raportuar të shefi i tyre.

Ti mbajnë në presion për ti shantazhuar dhe dhunuar të drejtën e votës. Prokurorët të marrin në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj që janë caktuar personalisht ju dhe ju survejojnë. Urgjentisht duhet të zbardhet e vërteta, pasi të dhënat personale dhe jeta private edhe e prokurorëve dhe e gjyqtarëve dhe e qytetarëve janë në një rrezik madhor.

Edhe njëherë Presidentit nuk heziton të hedhë sërish dyshime mbi lidhjet e Edi Ramës me Presidentin serb.


Lufta e ashpër politike me Edi Ramën, e ka bërë Ilir Metën skeptik ndaj çdo sondazhi, madje edhe ndaj figurave të veçanta të opozitës. Me një shifër optimist, Presidenti kërkon t’i japë shpresë opozitës 6 ditë para zgjedhjeve.


Lexo dhe: Opozita ka mbi 90 mandate, Ilir Meta nuk do lejoje asnje te shesë

Ilir Meta beson se do ta shpëtojë vendin nga partia-shtet e Edi Ramës duke qëndruar 24 orë aktiv në faqen e tij të fb, duke pritur denoncimet e qytetarëve, komiisonervë dhe numëruesve.

https://youtu.be/HtMJqHhY8UI

“Opozita ka mbi 90 mandate” Meta: Rama ka blerë sondazhet, nuk do të lejoj të shitet asnjë mandat i opozitës