Komentet e patronazhistëve racizëm e ndasi fetare: Mysliman ekstremist! Nuk votojnë sepse sipas tyre nuk i lejon feja


Një databazë e bërë publike nga Lapsi.al dhe media të tjera ka marrë përmasat e një skandali duke nxjerrë zbuluar të dhënat personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve të kryeqytetit.

Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet, këto të dhëna janë tashmë të aksesueshme pothuajse nga të gjithë dhe çdo ditë zbulohen në të fakte tronditëse.

Në këtë databazë zbulohet mënyra se si patronazhistët gjurmojnë e komentojnë edhe bindjet fetare të zgjedhesve.

‘Mysliman ekstremist. Nuk votojnë sepse sipas tyre nuk i lejon feja.’

Lexo dhe: Tirane/ Hyn në xhaminë e Rrugës së Kavajës e sulmon me thikë 5 besimtarë

Jo vetëm kaq, ata madje bëjnë dallime në racë të qytetarëve duke ju drejtuar me epitete njerëzve me ngjyrë.

"Dorë e zezë, banon tek lagjja tjetër."

Nën vëzhgim rezultojnë të kenë qenë dhe familjarëve të ministrave, të cilët konsiderohen si votues të sigurt të Partisë Socialiste.

"Familja e ministres Margariti."

Në komunikim mes tyre, ka edhe socialistë të pakënaqur, pasi sipas patronazhistëve partia nuk i ka shpërblyer.

‘Na e kanë dhënë gjithmonë por jemi konsumu pasi s’i kemi kthyer asgjë.’..

‘Në negociata, i pakënqaur për pallatin e ri që po ndërtohet në sheshin e lagjes.’


Madje, për individë të caktuar janë kërkuar dhe takime të posaçme për t’u ndryshuar kahun politik.

‘Jetojnë te rruga që po bëhet. Duhen takuar patjetër. Kanë qenë të PD. Këta kanë qenë të angazhuar me Sajmir Tahirin.’

Një metodë për të ulur votat e kundërshtarëve është bllokimi i elektoratit blu ditën e votimit.

‘Edhe pse ka marrë legalizimin, është i çmendur për PD, do mundohemi ta mbajmë në shtëpi ditën e votimit, mos të votoj fare.’

Denigrim, sjellje raciste, ndërhyrje në çështje të besimit fetar, dhe mënyra nga më të padëgjuarat, dalin çdo ditë nga databaza e të dhënave personale që po përdoret për fushatë nga partia e kryministrit Rama, i cili vetë i mori në mbrojtje patronazhistët dhe kërcënoi zgjedhjet e opozitës, duke u thënë se ata dinë gjithçka rreth tyre.