Rama i bie shkurt për shkak të shiut në Peqin, paralajmëron breshër votash në kutitë e votimit

Në një fjalim të shkurtër për shkak të reshjeve të shiut, kryeministri Rama paralajmëroi në aktivitetin elektoral të Peqinit një breshër votash në kutitë e votimit në favor të PS në 25 prill.

Kreu i socialistëve tha se Peqini dhe Elbasani në terësi nuk mund të kthehen mbrapa, duke sulmuar edhe njëherë kundërshtarët e tij politikë.

Rama: Në Peqin dhe gjithë Elbasanin kemi sfidën të realizojmë një fitore shembullore, kuptimplotë, që të realizojmë një fitore e cila të jetë rezultat i gjithë këtij shiu paralajmërues të kthyer në breshër në kutitë e votimit. Kutitë e votimit janë momenti më i rëndësishëm në katër vite për një popull, janë momenti kur ne vendosim çfarë duam të bëjmë nesër, të vazhdojmë përpara dhe të ngjitemi edhe pse me vështirësi apo të kthehemi mbrapa. Nuk mund të ndodhë që Peqini dhe Elbasani të kthehen prapë te Dash Sula.

A mund të kthehesh prapë te Dash Sula pash Zotin? Është e pamundur. Por nuk kund të kthehesh prapë as te Luli, as te Saliu, as te Likja, as te Mona. Ata e duan Shqipërinë për vete, ne e duam njëri-tjetrin për Shqipërinë. Në 25 prill të marrim një vendim të qartë dhe të prerë, ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë me forcën e bashkimit tonë. Kështu të bashkuar ne nuk ka asgjë që na ndal. Ne nuk na ndali dot tërmeti. Ne nuk na ndali dot virusi, ne nuk na ndal asgjë në rrugën tonë.

Rama tha se do ta fusë edhe Peqinin në hartën e turizmit, duke premtuar transformimin e sheshit qendror në Peqinit, sjelljen e investimeve të reja  si dhe krijimin e një tregu pune për të rinjtë përmes mësimit të programimin kompjuterik.

Rama gjithashtu tha se do të bëjmë amnistinë fiskale të parave të emigrantëve që të vijnë të investojnë këtu dhe se do i japin 5 mijë euro grant për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri.

Rama: Këtu nuk Peqin ka shumë gjëra për të bërë.  Ne do të mbështesim të rinjtë për t'u dhënë mundësinë që të hyjnë në rrugën e mësimit të gjuhës së kompjuterit. Nen do u japim mundësinë që të mund të krijojnë punët e tyre duke u futur në tregun  e madh botëror të tregut online. Do të transfomojmë të gjithë sheshin qendror të Peqinit, duke e kthyer edhe atë në një pikë të rëndësishme referimi për ata që e vizitojnë.  Do të bëjmë amnisti fiskale për paratë, edhe pse i ka kursyer poshtë krevatit, ne do i japim mundësi ti sjellë dhe ti fusi në bankë dhe të kemi më shumë  ardhura për vendin tonë duke i investuar ato. 5 mijë euro grant për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri, do t’u amnistojmë paratë që nuk i kanë të deklaruara.