Gjiknuri premton regjistrimin e pronave në Himarë

Në zonat e njohura me shumicë minoritare, drejtuesi i PS Damian Gjiknuri në qarkun e Vlorës ka premtuar përfundimin e regjistrimit të pronave. Kjo pikë në fakt prej vitesh është konsideruar dhe shqetësim prej Bashkimit Evropian

 Me kërkesën për një mandat të trete Gjiknuri premton investime në zonë.

“Edhe procesi i legalizimit është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk kemi kohë të kthehemi pas por duhet të ecim para."

Për Gjiknurin vaksinimi i stafit të hotelerive do të jetë një garanci për një sezon turistik të mirë

“Bërja e tunelit do ta ofrojë shumë pjesën tjetër të vendit me Dhërmiun. Ju do të jeni stacioni i parë i flukseve të mëdha turistike. Fshati juaj është bërë markë ndërkombëtare” u tha Gjiknuri banorëve.