"Është koha për të treguar guxim!" Kim takon anëtarët e KLP: SHBA dhe populli shqiptar po ju vëzhgon
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrën kushtetuese për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve.
Kim nënvizoi në takim se KLP duhet të tregojë pavarësinë dhe integritetin e tij, t'i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi.
"SHBA si dhe njerëzit e Shqipërisë janë duke vëzhguar. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi - e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit" tha Kim.
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nënvizoi se institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku SHBA dhe të tjerë kanë investuar shumë, duhet të dalin nga modelet e vjetra.
"Është koha për të treguar guxim".
