Fier, friteza e patateve i vë flakën lokalit pranë Prefekturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 12:43
Një lokal pranë prefekturës së Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Në momentin e ngjarjes mësohet se punonjësit kanë qenë brenda godinës por fatmirësisht kanë dalë pa lëndime.
Flakët kanë përfshirë të gjithë godinën në pjesën e brendshme
Zjarrëfikësja e mbërritur në vendngjarje ka vënë në kontroll flakët.
Ora News mëson se shkak i zjarrit është bërë friteza e patateve, e cila ka marrë flakë.