Broja nuk ia del, Ajax fiton kupën e Holandës

Armando Broja nuk arrin të marrë trofeun e parë të rëndësishëm të karrierës. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në finalen e Kupës së Holandës mes Ajax dhe Vitesses duke dhënë një asist në golin për skuadrën e tij por fatkeqësisht “Harkëtarët” triumfuan 2-1 me një gol të shënuar në minutën e fundit nga Neres. Për sulmuesin shqiptar një mbrëmje pozitive pasi dha një asist shumë të bukur nga krahu i djathtë për Openda dhe kur finalja po shkonte drejt shtesës, eksperienca e Ajaxit në fund u shpërblye.

https://twitter.com/FutbolliShqipFR/status/1383820690567012367?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1383820690567012367%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-broja-protagonist-ne-holande-jep-asist-ne-finalen-e-kupes%2F

Për ekipin që po dominon edhe Eredivisien, është trofeu i 20 i Kupës së Holandës në historinë e klubit.