Man. United nuk heq dorë nga titulli, zhgënjen Arsenali
Nëse ka një ekip që është në formë në Premier League, mund të themi me plotë gojë që është Man. United. “Djajtë e kuq” gëzojnë formë fantastike si në E. League ashtu edhe në Premier league ku viktima e radhës ishte Burnley në “Old Trafford”.
Ekipi i Solskjaer pasi e mbylli në barazpeshë pjesën e parë, kaloi në avantazh në 48’ me Greenwood teksa 2 minuta më vonë Tatarkowski barazoi gjithçka. U desh sërish Greenwood në 84’ që t’i jepte epërsinë United ndërsa në 93’ Cavani I vuri kapak sfidës me golin e tretë.
Me këtë sukses, Man. United për momentin i afrohet në 8 pikë Man. City dhe matematika ja lejon që të luftojë ende për titull.
Ndërkaq në “Emirates”, Arsenali duket se është dorëzuar për Europën përmes renditjes në kampionat dhe ka përqëndruar forcat në Europa League. Këtë e tregoi barazimi i vështirë 1-1 me Fulham, me këta të fundit që marrin 1 pikë për mbijetesën ndërsa golat u shënuan nga Nketiah në 97’ për topçinjtë dhe Maja në 59’ për miqtë.