Milani fiton me vuajtje ndaj Genoas
Milani arrin fitoren e dytë rradhazi në San Siro teksa mposhti Genoan me rezultatin 2 me 1 . Nuk ishte një sfidë e lehtë për kuqezinjtë, të cilët kishin përballë një ekip për mbijetesën si Genoan. Ishte Ante Rebic që i dha avantazhin skuadrës së Piolit ne minutën e 13', ndërsa nuk vonoi reagimi i miqve të cilët barazuan me Destron në minutën e 37.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes Milani rriti presionin dhe vetëm një autogol i pafat i Scamacas në minutën e 68' i dha avantazhin kuqezinjve . Në minutata e mbetura të dyja skuadrat patën raste për të shënuar por rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund.
Me këtë sukses Milani mbetet forcë e dytë në Seria A dhe i afrohet më shumë objektivit për të luajtur në Champion League, ndërsa matematikisht është në lojë për titullin kampion.