Vllaznia super, shpartallon 6-0 Apoloninë në Fier
Duket se është rikthyer ajo Vllazni që i impresionoi të gjithë në pjesën e parë të kampionatit dhe pas Kupës për shkodranët vjen një fitore tjetër ndaj Apolonisë, për javën e 28 të Kategorisë Superiore.
Në 'Loni Papuçiu' duhet thënë që kishte vetëm një skuadër, ajo fituese, Vllaznia që triumfoi me rezultatin 6-0, me rezultatin që u vendos që në fraksionin e parë. Ishte Da Silva që i hapi rrugë golave në minutën e 16' dhe më pas Dilaver në 24' dhe Hoxhaj në 36'.
Nuk kishte histori as pjesa e dytë e ndeshjes me Da Silvan që shënoi golin e dytë personal në këtë takim ndërsa kishte vend edhe për djalin e Brdariç për të shënuar, Tim Brdariç i cili shënon të pestin teksa për ta mbyllur sfidën ishte Hoxhaj që realizoi dopietën dhe të fundit për takimin. Një sukses i tillë shtyn shkodranët më shumë për të luftuar deri në fund për të dyja trofetë, Kupën dhe Kampionatin.