Chelsea në finalen e FA Cup, i heq një titull Guardiolës
E pati thënë më parë që do të bëjmë të pamundurën për të fituar 4 trofe deri në fund të sezonit por nuk do të ndodhë kështu për Man. Cityn dhe Pep Guardiolën. Chelsea eliminon rivalët e Citizens në FA Cup për të siguruar një vend në finale teksa u imponua minimalisht 1-0 në “Wembley” ku do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër Leicester-Southampton. Goli deçiziv u shënua nga marokeni, Ziyech në minutën e 55 pas një aksioni shumë të bukur të “bluve të Londrës”.
Duhet pranuar që ishte një betejë taktike e fituar nga Tuchel ndaj Guardiolës që veçse disfatës, humbi edhe Kevin De Bruyne për shkak dëmtimi. Tani Man. City mbetet në lojë për 3 trofe, Championsin, titullin në Premier League që thuajse e ka të fituar dhe finalen e Kupës së Ligës ndaj Tottenham më 25 Prill.