Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2021, 15:48
Fidel Ylli është zgjedhur presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Ylli e ka marrë këtë post pa votën e FSHF dhe disa Federatave të tjera, të përjashtuara për arsye procedurale.
Kështu Ylli merr drejtimin me një mandat katër vjeçarë në krye të këtoj institucioni.
Fidel Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.
Ndërkohë, para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore pati shumë zhurmë ku nuk munguan akuzat nga FSHF, kandidati për president Martin Bibia por dhe nga vetë Partia Demokratike që i konsideruan këto zgjedhje si jo legjitime e të kapura politikisht.