Teuta i përgjigjet Partizanit dhe Vllaznisë, fiton edhe Laçi
Teuta harron eliminimin në Kupën e Shqipërisë dhe pikërisht ndaj Skënderbeut që e largoi nga ai kompeticion arrin fitoren e tretë radhazi për t’u konfiarmuar në vend të parë të Kategorisë Superiore.
Në Korçë, durrsakët bëjnë një ndeshje shumë cinike duke shfrytëzuar në maksimum ato pak raste të krijuara dhe falë një penalltie në minutën e 43’, Bregu i dha avantazhin Teutës që rezultoi edhe goli deçiziv i të gjithë 90 minutave. Me këtë sukses, Teuta mban sërish vendin e parë me 52 pikë e ndjekur nga Partizani dhe Vllaznia me 50 pikë ndërsa Laçi 48.
Këta të fundit pas 3 javësh rigjetën fitoren pasi mposhtën 2-1 Bylisin në shtëpi. Pas një pjese të parë të kujdesshme, vendasit gjetën 2 gola të shpejtë me Deliun në 54’ dhe Prengajn në 56’ dhe më pas e menaxhuan mire rezultatin edhe pse në 91 pati vend për golin e flamurit për ballshiotët të cilët shënuan me Ndrecën.