Atl. Madrid rigjen fitoren dhe qetësinë

Ishte ndeshje për “jetë a vdekje” për Atletico Madrid që pas dy gabimesh në dy javët e kaluara reagon dhe arrin një fitore të thellë 5-0 ndaj Eibarit në “Wanda”. Djemtë e Simeones e nisën me vrull ndeshjen por vetëm në fund të pjesës së parë arritën te golat ku Angel Correa shënon 2 herë në 42’ dhe 44’ për t’i dhënë epërsinë vendasve ndërsa edhe në pjesën e dytë gjithçka foli për “los colchoneros”.

Ishte Carrasco që shënoi menjëherë në 49’ ndërsa më pas me një dygolësh tjetër Llorente “blindoi” rezultatin në 5-0.

Tashmë Atl. Madrid ruan kryesimin me këtë sukses me 70 pikë teksa ndjekin më pas Real Madrid dhe Barcelona.