E bujshme, Flick njofton largimin nga Bayern Munchen
Fitorja ndaj Wolfsburg duhej të ishte një triumf që do të qetësonte situatën te Bayern Munchen por nuk paska qenë kështu. Trajneri Hansi Flick në intervistën post-Wolfsburg ka deklaruar se dëshiron të mbyllë përpara kohe aventurën me kampionët në fuqi të Gjermanisë, kur kujtojmë që ai është i lidhur me një kontratë të gjatë deri në vitin 2023 me klubin bavarez.
“Unë dua ta prish kontratën time me klubin dhe është fakt. Eshtë tepër e rëndësishme që lojtarët ta dëgjonin nga goja ime diçka të tillë sepse kishte shumë zëra. Unë jam plotësisht i kënaqur dhe kemi punuar me të vërtetë mjaft mire këto dy vite”, deklaroi trajneri gjerman.
Duket se një vendim i tillë ka edhe diçka tjetër nga pas me Hansi Flick i cili pritet të bëhet trajneri i kombëtares së Gjermanisë. Me Low që do të largohet këtë verë pas Europianit, Gjermania mbetet me stolin bosh dhe Flick shihet si pasuesi ideal për të vijuar me suksese të tjera në përfaqësuese.